Qytetërimi europian bazohet në frymën e lirë, pra në demokraci. Kjo demokraci ka disa element bazë të normave morale që i quajmë vlera. Një nga këto vlera është e drejta të jetohet në siguri të plotë pa u cenuar nga dhuna.
Eshtë fatkeqësi kur dëgjon nga goja e fëmijëve tanë të lindur në europe të thonë se dhuna është okey, sepse edhe vet kanë përjetuar kur ishin të vegjël në familje. Rreziku i këtyre fjalëve është se kur këta fëmijë do të bëhen prindër, ata nuk do e shkëpusin zinxhirin e dhunës, por do ju cenojnë fëmijëve të tyre të drejtën të ndihen të sigurt në ambient familjeje së pari. Së dyti, vetëm nga fëmijët e keqtrajtuar në familje lindin kriminelët. Së treti, mësoni të komunikoni duke përdorur fjalën në debate kur keni mendime të kundërta dhe jo forcën. Forca të shkakton si ty që e përdor dhunën edhe atij që abuzohet situata traumatike të cilat nuk largohen lehtë nga memoria. Këto memorie njeriu i mbart gjithë jetës me dhimbje. Ndërsa tek fëmijë të abuzuar, fillojnë simptoma izolimi, probleme me koncentrimin në shkollë, memorie të dobët, parehati etj. Kujdes c`farë po mbillni, sidomos ju që deshët vlerat europiane, mësojini njëherë këto vlera nëse kërkoni që fëmijët tuaj të gjejnë vendin e tyre plot krenari për veten e tyre.
Miqësisht, Silvana